Rikthehen kolonat, mbi tri orë pritje në Merdar për të dalë nga Kosova

Menjëherë pas ndërrimit të moteve janë rikthyer kolonat dhe pritjet e gjata në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë.

Siç raporton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (raporti i orës 17:10) në disa nga vendkalimet kufitare me Serbinë ka pritje të gjata në dalje të Kosovës.
Kolona dhe pritje më të gjata ka në vendkalimin kufitar në Merdar, ku për të dalë nga Kosova bashkatdhetarët po presin mbi tri orë, transmeton Telegrafi.

Edhe në Jarinjë për të dalë nga Kosova po pritet deri në një orë e gjysmë. Ndërsa në Muçibabë deri në një orë, kurse të Dheu i Bardhë 30 minuta.

Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me shtetet fqinje nuk ka pritje të gjata në hyrje as në dalje nga vendi ynë.