Rikthehen emocionet e Euro 2020 me derbin mes Italisë dhe Spanjës, aty ku mësohet finalisti i parë

Italia dhe Spanja do të takohen sot (e marte) në kuadër të gjysmëfinales së Euro 2020.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Wembley” të Londrës.

Për këtë takim, Azzurët do të jenë pa Leonardo Spinazzolan që është i lënduar.

Në anën tjetër, Furia e Kuqe do të ketë po ashtu një mungesë si ajo e Pablo Sarabias që po ashtu është i lënduar.

Italia cilësohet si favorit në letër, duke u bazuar në ecurinë e mirë të tyre dhe që kanë një mbrojtje tejet të fortë.

Në anën tjetër, Spanja vije më shumë e lodhur, pas eliminimin e Zvicrës e arritën vetëm përmes penalltive, pasi 120 minutat nuk u mjaftuan.

Fituesi i këtij dueli të sotëm, do të përballet në finale me njërën nga dueli mes Anglisë dhe Danimarkës.