Ballina Kuriozitete Rikrijohet modeli Hyundai Pony Coupe

Rikrijohet modeli Hyundai Pony Coupe

“Unë quhem Giorgetto Giugiaro dhe jam vërtet i moshuar, sepse jam gati të mbush 85 vjeç, kështu që kam një karrierë të gjatë në dizajnin e makinave”.

Edhe pse nuk mundi të futej kurrë në një shkollë arti, italiani Giorgetto Giugiaro ka bërë emër në historinë e automobilizimit.

“Unë jam një piktor i dështuar. Doja të shkoja në akademinë e artit, nuk doja të futesha në industrinë e automobilave”.

85-vjeçari qëndron pas disa prej krijimeve më të mira të markave të njohura si Ferrari, Fiat e deri tek Golfi. Modeli i parë i makinës që krijoi dizajneri italian ishte një makinë e markës Hyundai Pony Sedan.

Pony ishte makina e parë e vërtetë e prodhuar në masë e Koresë së Jugut, makina e parë që ata eksportuan dhe, në të vërtetë, makina mbi të cilën e gjithë industria masive koreane e automobilave i detyrohet ekzistencën e saj. Pas këtij modeli ai projektoi një makinë Hyundai Pony Coupe.

Pavarësisht investimit të 80 milionë Dollarëve kjo makinë nuk arriti kurrë dilte në treg. Shkak për këtë u bënë kushtet e pafavorshme ekonomike në fund të viteve 1970.

Por modeli i saj nuk ishte ruajtur në arkiv dhe nuk kishte asnjë vizatim të detajuar inxhinerik, por falë ideatorit të saj modeli mund të risillej. Makina e fundit e dizajnerit italian me të cilën ai po merret aktualisht është pikërisht ai që italiani projektoi gati 50 vjet më parë për Hyundai, tani e rikrijuar me kujdes në shtëpinë e tij.

Vetë kompania kërkoi të përfundonte punën që filloi në 1974 dhe të prodhonte një version të ri.

“Hyundai Pony Coupe lindi nga ideja për të treguar se si, duke filluar nga një makinë e përdorur gjerësisht, ishte e mundur të krijohej një produkt që ishte më hedonist dhe jo thjesht i lidhur me nevojat e momentit të Koresë së Jugut.”

Por si e priti Giugiaro vendimin për të risjellë sërish modelin e një makine të para 50 viteve.

“Sigurisht, është gjithmonë befasuese të shohësh projekte që tani janë harruar dhe që risillen në vëmendje, sepse kanë kaluar 50 vjet. Jam i befasuar që pata privilegjin të jem pjesë e këtij projekti së bashku me presidentin që themeloi këtë kompani. Jam i nderuar që më kujtojnë”.

Me kalimin e viteve, ai krijoi makina ikonike të cilat janë përdorur edhe gjatë filmave të njohur si ai me James Bond në “The Spy Who Love Me” dhe DeLorean i Marty McFly në “Back to the Future”.

Vetë koncepti i Hyundai Pony Coupe gjithashtu nuk mbijetoi, duke bërë që Hyundai të porosiste ikonën italiane të dizajnit dhe studion e tij të projektimit të rikrijonte automjetin. Për vetë 89-vjeçarin çdo model i ri makine është për të një vepër arti.

“Arti është krijimtari. Kur shoh një strukturë, një objekt mekanik, ka shumë art në të. Është art i panjohur, i panjohur në mënyrën se si jemi mësuar, sepse për ne art do të thotë Pikaso apo Raphael apo artistë të tjerë të mëdhenj ndër shekuj. Prodhimi industrial nuk konsiderohet kurrë se ka një përmbajtje arti. Por nëse e shikon makinën mund të them me plot gojën se ka të njëjtën magji që gjen në veprat e artistëve të mëdhenj”.

Por sipas tij krijimet e tij kanë një veçanti që veprat e artistëve të mëdhenj nuk e kanë.

“Në historinë e automobilizimit ka shumë shembuj të denjë për muze. Por duke qenë se vepra jonë e artit është në gjendje të lëvizë nëpër rrugë, ndryshe nga një vepër arti statike e varur në mur, ne kemi privilegjin e madh që edhe nëse nuk konsiderohet art, kjo krijimtari udhëton, ne mund të krijojmë një makinë që udhëton njëkohësisht në Japoni, në Amerikë, në Gjermani, në Itali. Cili artist mund të mburret me një vepër që udhëton?”

Megjithatë për dizajnjerin italian të pretendohet autenticitet në çdo detaj të dizajnit të një automjeti është pak e vështirë.Ai shpjegon arsyet pse nuk mund të pretendohet për autenticitet në çdo detaj të automjetit.

“Sot, proceset krijuese janë shumë më demokratike. Për të krijuar një makinë, ka diskutime, ka çështje tregtare, rregullore dhe ligje. Pra, nuk ka më individualizëm 100 për qind. Më duhet të marr parasysh kaq shumë gjëra, që të tjerët nuk do t’i kishin. Michaelangelo sigurisht nuk kishte nevojë për një ekip teknikësh. Ai mund të ketë pasur nevojë për ta për të transportuar mermerin. Por ishte vetëm ai që vendosi format që do të merrte puna e tij.”

Për dizajnerin italian çdo krijim i ri do të mbështet gjithmonë tek ato të vjetra.

“Unë do të thoja se disa aspekte të së kaluarës do të kthehen, do të rishikohen. Do të konsiderohen disa aspekte të caktuara të formës dhe arkitekturës të cilat do të përmirësohen. Sigurisht, nuk do të jenë si në të kaluarën, sepse teknologjia ka ndryshuar me kalimin e kohës. Disa modele dikur ishin më të shtrenjta për t’u prodhuar. Zhvillimet teknologjike që kemi bërë nënkuptojnë se nuk mund të kthehemi plotësisht në të kaluarën, por forma, ideja mbetet, mbetet brenda atyre që janë të gatshëm ta kuptojnë atë”.

Deri kohët e fundit, Hyundai dukej se i kushtonte rëndësi historisë së saj. Kompania preferoi, të përqendrohej në suksesin në rritje të së tashmes dhe të ardhmes së saj. Kjo në fakt dha frytet e para pasi Hyundai Motor Group ishte prodhuesi i katërt më i madh i automjeteve në botë për nga vëllimi vitin e kaluar, duke prodhuar më shumë automjete se kompanitë e tij Stellantis ose General Motors.

Por tani Hyundai po krenohet më shumë edhe me origjinën e saj duke risjellë modelet e vjetra siç edhe po ndodh me këtë projekt.

Për ta realizuar sa më mirë këtë model një pjesë e stafit të Hunday në Korenë e Jugut u zhvendos në studion e Giugiaro në Torino në mënyrë që të krijohej një model automjeti që do të ishte mjaftueshëm avangard për të kthyer kokën e kalimtarëve në rrugë.

Exit mobile version