Ballina Kulturë Ribotohet libri që u largua menjëherë pas botimit, 70 vjet më...

Ribotohet libri që u largua menjëherë pas botimit, 70 vjet më parë

Instituti Albanologjik i Prishtinës ka ribotuar librin e studiuesit Zekeria Rexha, “Këngë popullore shqiptare të Kosovës – Metohisë I”.

Ky libër ishe botuar më 1951, por menjëherë pas botimit u tërhoq dhe u dërguar për asgjësim pa u shpërndarë. Deri më sot shumë pak persona kishin dijeni për libri dhe ishin arritur të shpëtoheshin vetëm pak ekzemplarë.
Historiani Nuridin Ahmeti, punëtor shkencor në IAP ka thënë për KALLXO.com se në gjurmë të libri ka rëndë deri sa po hulumtonte për historikun e IAP-së.
Ai ka thënë se libri ishte hequr nga qarkullimi nga organet e kohës, për shkak të përmbajtjes dhe informacioneve që ofronte ky botim për folkloristikën shqiptare. “Censurimi, shkatërrimi i këtij libri menjëherë pas botimin ka të bëjë me të dhënat dhe materialet mjaft të rëndësishme për folkloristikë dhe historiografinë shqiptare që ofronte ky libër”, ka thënë Ahmeti. Libri, “Këngë popullore shqiptare të Kosovës – Metohisë I” i Zekeria Rexhës konsiderohet një prej botimeve të para kulturore e shkencore të shqiptarëve të ish-Jugosllavisë.
Ky libër përmbledh këngë nga treva të ndryshme të Kosovës, përcjell edhe me të dhëna për këngët. Ribotimi i këtij libri është bërë nën kujdesinë studiuesit Hysen Matoshi dhe Nuridin Ahmeti, ndërsa redaktimi teknik është bërë nga Lulëzim Lajçi. /kallxo

Exit mobile version