Është riaktivizuar vullkani La Cumbre në ishullin spanjoll La Palma duke lëshuar 8 “lumenj” llave dhe për pasojë janë shkatërruar qindra shtëpi. Mediat e huaja raportojnë se rreth 5000 mijë banorë janë evakuuar pasi gjendja paraqitet shumë serioze.
Ekspertët kanë paralajmëruar se shpërthimi i vullkanit mund të zgjasë disa muaj.
Ministrja spanjolle e Turizmit, Reyes Maroto, është akuzuar për pandjeshmëri ndaj situatës pasi sugjeroi se një shpërthim vullkanik shkatërrues dhe i vazhdueshëm në ishullin Kanarie të La Palmas mund të përdoret si një “tërheqje” për të joshur vizitorët në arkipelag.
Reyes Maroto ka thënë se qeveria donte të siguronte turistët duke theksuar se ishulli ishte ende i sigurt pavarësisht shpërthimit, i cili filloi të dielën pasdite.
“Gjëja më e rëndësishme tani është të sigurosh turistët që janë prekur, dhe gjithashtu ata që mund të udhëtojnë në ishull sot ose gjatë javës.
“Ne po japim informacion në mënyrë që turistët të udhëtojnë në ishull dhe të dëshmojnë diçka pa dyshim të paparë për veten e tyre. Ky informacion do t’i bëjë të ditur turistëve se ishulli është i hapur dhe gjithashtu nëse hoteli i tyre është prekur ata mund të qëndrojnë diku tjetër dhe të shijojnë pushimet e tyre.”, ka thënë Reyes Maroto. /tiranapost