Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rezultatet preliminare tregojnë se 50% e moldavëve i thanë “po” referendumit për...

Rezultatet preliminare tregojnë se 50% e moldavëve i thanë “po” referendumit për anëtarësim në BE

Sipas rezultateve preliminare gjysma e moldavëve kanë votuar “pro” në referendumin e së dielës mbi aspiratat e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke e vendosur kombin e vogël të tërhequr midis Lindjes dhe Perëndimit në një rrugë drejt BE-së, pavarësisht presionit nga Rusia, raporton Reuters.

Pas 97.66% të votave të numëruara, 50% e moldavëve votuan “po”, sipas rezultateve të dhëna në faqen e internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Moldavisë.

Megjithatë, rezultati përfundimtar është ende i paqartë, pasi disa orë më parë, rezultatet kishin treguar se 57% e votuesve nuk ishin të gatshëm të angazhoheshin për t’u bashkuar me BE.

Ndërkohë rezultatet paraprake tregojnë se për të zgjedhur presidentin vendi do të shkojë në balotazh.

Presidentja proevropiane Maia Sandu, ka fituar rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale ku pas më shumë se 98 për qind të votave të numëruara, Sandu është e para me 41.84 për qind.

Ajo në rundin e dytë do të përballet me socialistin prorus, Alexandr Stoianoglo, i cili ka fituar 26.34 për qind të votave.

Exit mobile version