Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare për zgjedhjet në Podujevë të mbajtura të dielën që lamë pas.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka bërë të ditur se në këto zgjedhje kanë votuar gjithësej 34 mijë e 873 qytetarë apo 40.76 përqind.
PDK ka marrë 4 mjë e 341 vota, apo 12.3 përqind.LDK ka marrë 12 mijë e 627 vota apo 35.8 përqind.Teksa VV ka marrë 18 mijë e 286 vota apo 51.9 përqind.