Kanë përfunduar ndeshjet e javës së dytë në Champions League.
Të mërkurën mbrëma janë zhvilluar nëntë ndeshje, ku janë shënuar 26 gola.
Lille i Edon Zhegrovës ia shkatoi humbjen e parë Real Madridit, pas plot 258 ditësh.
Humbje ka pësuar edhe Bayern Munich, pasi u mposht nga Aston Villa.
Liverpuli ka shënuar fitore ndaj Bolognas, Juventusi e mposhti në udhëtim Leipzigun.
Më poshtë rezultatet e të gjitha ndeshjeve të mbrëmshme.