Rezultatet e referendumit në Turqi rikujtuan rezultatet e ngjashme në Evropë

Referendumi për ndryshime kushtetuese në Turqi i cili përfundoi me 51.41 të votave “Po” në favor të ndryshimeve, rikujtoi rezultatet e ngjashme të referendumeve të cilat u mbajtën në Evropë në të kaluarën e afërt, shkruan Anadolu Agency (AA).

Shtetet e Evropës viteve të fundit ishin skenë e një sërë referendumesh që përfunduan me rezultat të ngushtë. Rezultatet, të cilat janë tregues i vullnetit demokratik, u zbatuan me pëlqim të përbashkët.

Vendimi “Brexit” fitues me 52 përqind

Një nga referendumet më të rëndësishme që kanë përfunduar me rezultat të ngushtë ishte referendumi për Brexit (Largimi i Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian), i cili ende vazhdon të reflektojë.

Mbretëria e Bashkuar, e cila përbëhet nga Anglia, Uellsi, Skocia dhe Irlanda e Veriut, vendosi në referendum të ardhmen e anëtarësisë në BE, rezultatet e të cilit ndikuan në tërë Evropën.

Pjesëmarrja në referendumin i cili u mbajt pas një fushate të tendosur, ishte 72.2 përqind. Teksa 51.9 përqind e pjesëmarrësve votuan pro largimit të vendit nga BE-ja, 48.1 përqind prej tyre deshën që Britania të qëndrojë brenda Unionit.

Edhe krahas përqindjeve tejet të afërta, rezultati i referendumit nuk u bë temë disuktimi në vend. Debatet u zhvilluan vetëm mbi aspektin juridik dhe politik dhe kishin të bënin me procesin e zbatimit të rezultatit.

Megjithëse rezultati nuk ishte juridikisht obligues dhe kishte vetëm cilësinë e një propozimi për qeverinë, Britania më 29 mars nisi zyrtarisht procesin “Brexit” në përputhje me vullnetin e popullit.

Gjatë këtij procesi, ligjvënësja nga Partia Laburiste e cila zhvilloi fushatë në favor të qëndrimit brenda BE-së, Jo Cox, humbi jetën pas një sulmi me thikë.

Skoci

Referendumi që u mbajt në vitin 2014 në Mbretërinë e Bashkuar për pavarësimin e Skocisë, u realizua pas një periudhe të nxehtë propagandash.

Pjesëmarrja në referendum u realizua në një shkallë të pjesëmarrjes prej 85.59 përqind, ndërkohë që përqindja e pjesëmarrësve që dhanë votën pro pavarësisë ishte 44.7 përqind, kurse ajo e atyre që kërkuan qëndrimin brenda Mbretërisë së Bashkuar ishte 55.3 përqind.

Pas referendumit, palët arritën konsensus që të largonin mënjanë debatet për pavarësim për sa kohë që nuk ka “ndonjë ndryshim dramatik” të rrethanave. Megjithatë, Skocia e ka konsideruar si ndryshim dramatik vendimin “Brexit”, ndërsa qeveria rajonale e Skocisë tani kërkon një referendum të dytë për pavarësi.

Nëse kërkesa e qeverisë skoceze pranohet nga qeveria qendrore në Londër, Skocia do të mbajë një referendum të ri në nga fundi i vitit 2018 ose në fillin të vitit 2019.

Zvicra

Populli zviceran në vitin 2014 votoi për një propozim-ligj që parashihte kufizimin e migrimit nga shtetet e BE-së.

Referendumi përfundoi me diferencë prej vetëm 19.516 votash midis dy skajeve, ku 50.3 përqind votuan me “Po”, ndërsa 49.7 ishte përqindja e votuesve që dhanë votën “Jo”.

Qeveria dhe shumë parti politike në vend ishin kundër kuotave të rrepta për migrantët, duke mbrojtur qëndrimin se ligji do të dëmtonte ekonominë e vendit dhe marrëdhëniet me BE-në. Edhe përkundër kësaj, ligji u mbështet nga populli.

Rezultati i referendumit, po ashtu, ishte në kundërshtim me marrëveshjen e lëvizjes së lirë të punëtorëve midis Zvicrës dhe BE-së. Me pranimin e propozim-ligjit u sollën kufizime në hyrjen e migrantëve nga shtetet e BE-së në Zvicër.

Në Zvicër çdo vit mbahen mesatarisht katër referendume, në të cilat pjesëmarrja arrin shkallën 50 përqind. Qytetarët zviceranë mund të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votimit përmes postës, qendrave të votimit, apo përmes internetit.

Itali

Edhe Italia vitin e kaluar ishte skenë e një referendumi që parashihte ndryshime të gjera kushtetuese.

Referendumi në Itali, vend ky me sistem ligjvënës dydhomësh, u mbajt në muajin dhjetor dhe parashihte ndryshime kushtetuese në 47 nene dhe përshpejtimin e procesit të ligjvënies duke limituar autoritetin ligjvënës të dhomës së lartë të parlamentit, Senatit Republikan.

Në referendumin në të cilin pjesëmarrja arritin shkallën 65.47 përqind, 40.88 përqind e votuesve votuan “Po”, kurse 59.12 përqind dhanë votën “Jo”.

Kryeministri i atëhershëm, Matteo Renzi, i cili thoshte se ky referendum ishte një nga votimet më të rëndësishme të karrierës së tij politike, dha dorëheqje pas shpalljes së rezultateve. Vendin e tij si kryeministër i vendit e mori Paolo Gentiloni nga Partia Demokratike.

Danimarkë

Më 3 dhjetor të vitit 2015, Danimarka votoi në një referendum për përvetësimin e rregullave të BE-së mbi drejtësinë dhe punët e brendshme.

Pjesëmarrja në referendum u realizua në shkallë prej 71.9 përqindsh, ndërsa 46.9 e qytetarëve votuan “Po” dhe 53.1 përqind prejt tyre shfrytëzuan votën “Jo”.

Fushata për “Po” ishte zhviilluar nga shumica e partive në parlamentin danez, teksa e djathta ekstreme Partia Popullore e Danimarkës, Aleanca Liberale dhe Lista e Aleancës Kuq-Gjelbër, zhvilloi fushatën kundër.

Pasi referendumi përfundoi me rezultatin negativ, Danimarka ende përpiqet të arrijë një marrëveshje të posaçme me BE-në në mënyrë që të mbetet në organizatën policore të Evropës, Europol.

Suedi

Vendi tjetër ku në të kaluarën e afërt u organizua referendum ishte Suedia. Vendoi shkoi në referendum për të vendosur nëse do të vazhdonte ta përdorte valutën vendase, apo do të kalonte në valutën e përbashkët të BE-së, Euro.

Përderisa 56 përqind e votuesve i thanë “Jo” kalimit në Euro, 44 përqind prej tyre ishin pro.

Një javë para votimit në procesin e referendumit që kaloi i tendosur, ish-ministrja e Jashtme e Suedisë, e cila zhvilloi fushatë në favor të kalimit në Euro, humbi jetën si pasojë e një sulmi me thikë.

Me rezultatin e referendumit, Suedia vazhdoi të mbetet një nga shtetet e pakta që përdorin valutën e saj edhe pse është anëtare e BE-së.

Sado që referendumet në Evropë të kenë rezultuar me diferencë të vogël, legjitimiteti i votës popullore dhe rezultateve nuk kanë qenë të kontestuara.