Rezultatet e para: Millanoviq, fitues i zgjedhjeve presidenciale në Kroaci

Presidenti aktual i Kroacisë dhe kandidati i SDP-së Zoran Millanoviq

Presidenti aktual i Kroacisë dhe kandidati i SDP-së Zoran Millanoviq ka dal fitues i zgjedhjeve presidenciale.

Këtë e kanë treguar rezultatet e para jo të plota të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale të publikuara nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KShZ) i Kroacisë.

Sipas rezultateve të para, Milanoviq ka marrë 154.422 vota ose 71,02 për qind, ndërsa kandidati Dragan Primorac ka 63.027 vota ose 28.98 për qind.

Kundërkandidati i Millanoviq, Dragan Primorac, pranoi humbjen duke thënë se qëndroi i drejtë, besnik ndaj parimeve dhe vlerave të tij.

Ai tha se me programin e tij donte të dërgonte një mesazh se Kroacia mundet dhe meriton më mirë.

“Unë dhe Zoran Millanoviq ndajmë vlera krejtësisht të ndryshme shpirtërore, morale dhe profesionale si dhe reflektime për të ardhmen e atdheut tonë. Vendimi është marrë nga qytetarët dhe duhet respektuar”, tha Primorac dhe shtoi se asgjë nuk është më e rëndësishme. sesa imazhi, nderi, morali dhe krenaria.