Kanë përfunduar ndeshjet e para çerekfinale të Europa League.
Ndeshja kryesore e mbrëmjes, ajo mes Lyonit dhe Manchester United, ka përfunduar me barazim 2-2.
Me barazim janë mbyllur edhe dy ndeshjet e tjera, Rangers – Atletiko Bilbao dhe Tottenham – Eintracht Frankfurt.
Fitore ka shënuar vetëm skuadra norvegjeze, Bodo/Glimt, e cila e mposhti Lazion me rezultat 2-0.