Mesfushori amerikan Giovanni Reyna do të largohet nga skuadra e Borussia Dortmundit gjatë këtij muaji. ESPN raporton të mërkurën se Reyna do t’i bashkohet Nottingham Forestit, ekip që tashmë ka arritur marrëveshje me Borussia Dortmundin për transferimin e tij.
Skuadra angleze do të paguajë rreth 20 milionë euro për Reynan, i cili pritet të prezantohet gjatë kësaj jave. Reyna me Nottinghamin do të firmos kontratë afatgjate dhe te klubi anglez po shihet si përforcim i duhur për sulmin.
Ai prej vitit 2020 është pjesë e ekipit të parë të Dortmundit dhe me skuadrën gjermane ka kontratë deri në vitin e ardhshëm. Këtë edicion, 21-vjeçari ka vetëm 12 paraqitje në të gjitha garat për Dortmundin.