Shefit të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimit iu është konfirmuar një aktakuzë nga Gjykata Speciale.
Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook duke shtuar se nesër do të udhëtojë për në Hagë, shkruan lajmi.net.Selimi shkruan se do të shkojë e të kthehet me kokën larg sepse siç shkruan ai:” isha, jam dhe do të jem ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të cilën jam i gatshëm të jap gjithçka nga vetja ime. Ideali i asaj ushtrie të lavdishme është mbi mua, mbi këdo, mbi gjithçka.
”Ky është njoftimi i plotë:Të nderuar miq, bashkëluftëtarë, qyterarë e bashkëkombas të mi!
Sonte në orët e mbrëmjes jam njoftuar nga Dhomat e Specializuara se ka një aktakuzë të konfirmuar për mua.
Prandaj, po e ndjej për obligim t’ju njoftoj se nesër do të udhëtoj për Hagë (Holandë) që të përballem me këtë sfidë që i është vënë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, para së gjithash.
Unë po shkoj me kokën lart dhe kurdo që kthehem do kthehem po ashtu me kokën lart sepse isha, jam dhe do të jem ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të cilën jam i gatshëm të jap gjithçka nga vetja ime. Ideali i asaj ushtrie të lavdishme është mbi mua, mbi këdo, mbi gjithçka.
Mirë u takofshim në fitoren e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës!
Kam ditur e do të di gjithmonë ta mbroj lirinë e popullit, shtetin e Kosovës dhe UÇK-në e lavdishme.