Revolut ofron tregtimin e kriptoaseteve në 30 vendet e Zonës Ekonomike Europiane

Platforma Revolut X do të kufizohet për klientët që kanë llogari me bankën me bazë në EEA ose në Mbretërinë e Bashkuar.

Revolut, startupi Britanik i shquar për dixhitalizimin e shërbimeve bankare, vendosi të zgjerojë aktivitetin e bursës së saj të kriptomonedhave Revolut X në 30 vendet e Zonës Ekonomike Europiane (EEA).

EEA përfshin 27 vende të Bashkimit Europian si dhe Islandën, Lihtenshtajni dhe Norvegjia.

Revolut ka qenë një prej adoptuesve të hershëm të kriptomonedhave duke ofruar tregtimin e tyre për konsumatorët e saj që prej 2017-ës. Edhe pse banka ka ofruar tregtim kripto prej vitesh, Revolut X u ofrua si platformë më vete e tregtimit të tyre në Britani në fillim të vitit.

Përmes një njoftimi për shtyp kompania tha se do ta zgjeronte veprimtarinë e Revolut X në 30 vendet e EEA. Përdoruesit në këto vende mund të blejnë dhe shesin më shumë se 200 kriptomonedha përmes platformës desktop të Revolut.

Platforma Revolut X do të kufizohet për klientët që kanë llogari me bankën me bazë në EEA ose në Mbretërinë e Bashkuar.