Ballina Autorë Revolucionarët dhe refuzuesit

Revolucionarët dhe refuzuesit

Sa më shumë që njerëzit i futen veseve të këqija, përpëliten e përlyhen në to, humbin moralin, vetë-respektin dhe respektin ndaj qenies njerëzore, gërmojnë dhe eksperimentojnë në dhomat e errëta të jo-natyrores dhe jonjerëzores, hidhen me vrull në kërkim të pushtetit dhe pozitës. Kjo vlen për këtë kohë. Por, lind pyetja pse?
Për të bërë ligje të cilat do t’i arsyetojnë apo të paktën cilësojnë si normale veprimet e gërditshme të tyre. Kjo i bënë ata të ndihen sadopak mirë me vetën e tyre dhe jo vetëm mirë, por revolucionar. Ndihen sikur po i japin drejtim të ri dhe avancim racës njerëzore, përmes prishjes së normave morale ekzistente dhe zëvendësimin e tyre me praktikisht asgjë. Sepse ajo ku ata drejtojnë është pikërisht asgjë. Është një vorbull e mbushur me anomali, imoralitet, thjesht shfrenim i pakufishëm i lehtësuar apo i pakufizuar me ligjet e tyre. Në ekosistemin e tyre nuk ka barazi, ka vetëm pjesëtarë dhe refuzues. Refuzuesit duhet të konvertohen , ose të zhduken. Refuzuesit nuk kanë të drejta. Ndaj tyre lejohet çdo gjë, sepse ata janë në rrugën e vjetër, dhe rruga e vjetër u prishë punë revolucionarëve, pengon zhvillimin dhe evolimin e presupozuar shoqëror të tyre. Dhe refuzuesit e kësaj kohe janë muslimanët.
Revolucionarëve nuk u pëlqen Zoti. Zoti është pengesa e arritjes së perfeksionimit të ekosistemit të tyre të degjeneruar. E kush është armiku i tyre? Njerëzit që besojnë në Zot. Këta njerëz ua vështirësojnë punën, e godasin ndonjëherë ndërgjegjen e tyre dhe i bëjnë të përjetojnë ndjenjën e të qënurit tepër gabim, dhe kjo atyre nuk u pëlqen. Prandaj, margjinalizimi apo zhdukja e besimtarëve në Zot, është njëfarë shërimi i ndërgjegjés së tyre. Ata mund të jenë armiq të njëri-tjetrit, por aleat kundër atyre që nuk heqin dorë nga Zoti.
Islami refuzon prishjen e normave morale, shtypjen dhe shfrytëzimin e njerëzve, uljen e nivelit të një krijese të përkryer si njeriu në nivel kafshësh, keqpërdorimin e femres, veset jonatyrore, mashtrimin, korrupcionin, kamaten, trajtimin jodinjitoz të të sunduarit nga sunduesi, pra në thelb Islami pengon dhe refuzon ashpër rebelimin ndaj Zotit dhe rregullave të caktuara nga Ai.
Revolucionarët do normalizojnë interaksionin mes gjinisë së njejtë, rregullojnë me ligj martesën imagjinare mes tyre, madje edhe proklamimin e saj si familje e lumtur, por revolucionaret do ta konsiderojnë si të rrezikshëm për rendin shoqëror mbulimin e kokës së një gruaje!
Seksualizimi i njeriut deri në shtazëri është pikësynimi i tyre, kjo pasi që sipas tyre njeriu duhet të jetë i lirë ta kënaq vetën e tij pa limite morale, por parimisht do ta demonizojnë poligaminë!
Revolucionaret duan ta legalizojnë shtatzaninë artificiale pa baba, duke lindur jetimë me prindër të gjallë. Duke u mohuar fëmijëve babain, gjyshin, gjyshen, xhaxhain, hallen, kushërinjtë, krejt kjo në emër të pavarësisë dhe emancipimit të femrës!
Revolucionarët arsyetohen se besojnë në shkencë, por e vetmja gjë që shkenca e tyre vazhdon të prodhojë janë armë të sofistikuara për të ruajtur pushtetin që kanë, dhe për të vrarë sa më shpejt dhe sa më shumë njerëz.
Në thelb, këta revolucionarë nuk duan shoqëri, duan individë të vetmuar, të depresionuar dhe të dobët. Këta sundohen lehtë, sepse këta janë skllevërit më të mirë.
Islami e pengon këtë, prandaj është thika që therrë dhe ngacmon vazhdimisht plagët e të ashtuquajturit modernizëm, prandaj ka shumë armiq, sepse prodhon refuzues të pabindur ndaj shkatërrimit të racës njerëzore.
A.D

Exit mobile version