Shkruan: Halil Avdulli
Një mijë e katërqind vjet më parë, Bilali r.a. dha një shembull të mrekullueshëm të së vërtetës revolucionare të fesë, kur ëmbëlsia e besimit preku fundin e skllavërisë, ai u lirua nga skllavëria, nuk u gjunjëzua në asnjë moment përpara torturave të kamxhikëve dhe gurëve përvëlues të Mekës.
Gjitha këto tortura i përballoj më frazën e njohur në “Një dhe vetëm Një”, e cila më vonë u shndërrua në një simbol të rezistencës në historinë islame.
Përkthimi bashkëkohor i fjalës “Një dhe vetëm Një” që Bilali përsëriti në fytyrën e zotërinjve dhe elitës se padrejta të asaj bote do të mund të ishte “Jo korrupsionit, jo keqbërësve”.
Feja nuk është dukje dhe çallmë, por është dritë e hedhur në thellësi të zemrës, e cila në radhë të parë e liron njeriun nga poshtërimi, nënçmimi dhe e bën një revolucionar përballë zullumqarëve e liderëve të korruptuar gjithë andej.
Me këtë përkufizim, Gandhi në Indi ose gruaja e re amerikane Rachel Corrie ose Martin Luther King janë më afër realitetit të fesë sesa shumë pseudo fetarë që lavdërojnë të korruptuarit natë e ditë duke jetuar me troshat e tyre…
Gandi, kur u rebelua kundër okupimit britanik në Indi, kur Rachel Corrie shkoi në tokën e Palestinës për t’u përballur me buldozerët mbi trupin e saj dhe kur Martin Luther King u rebelua kundër diskriminimit racor në Amerikë, ata po thoshin me gjuhën e tyre se fuqia e arrogancës dhe korrupsionit nuk janë ZOT dhe se ideali për të cilin duhet të sakrifikojnë është lira dhe drejtësia.
Nga ana tjetër, shumë pseudofetar (larg nga përgjithësimi) megjithëse thonë se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, realiteti dhe veprimtaria e tyre fshihen pas shumë njerëzve të korruptuar me poshtërim e skllavëri duke menduar se ata e kanë në dorë dëmin dhe dobinë.
A nuk do të duhej të ishim pak ma revolucionarë??!!!