Ballina Lajmet Kosovë Revoltohen veteranët: S’ka më seanca, Gjykata Speciale duhet të kthehet në kuvend

Revoltohen veteranët: S’ka më seanca, Gjykata Speciale duhet të kthehet në kuvend

Zhurma të mëdha janë dëgjuar sot në Kuvendin e Kosovës në kohën kur pritej të mbyllej seanca e ditës së sotme. Prania e veteranëve krijoi zhurmë të madhe pasi që ata janë revoltuar me votimin e Gjykatës Speciale.

“Arsyeja që ne kemi ardhë në Kuvend është lidhur me Gjykatën Special. Ne kërkojmë që të kthehet edhe njëherë për votim sepse të dy palët duhet të dënohen jo vetëm ne”, ka deklaruar Gucati për Indeksonline.

Gucati theksoi se nuk do të lënë të mbahet as një seancë në kuvend pa u proceduar kjo çështje,dhe i ftoi të gjithë veteranët të mobilizohen dhe tu bashkohen.

“Nuk do të lëmë të mbahet asnjë seancë pa përfunduar kjo çështje, dhe u bëj thirrje të gjithë veteranëve të mobilizohen dhe të na bashkohen neve” theksoi ai.

Përmes një statusi në Facebook, Faton Klinaku poashtu u ka bërë thirrje të gjithë veteranëve që t’iu bashkohen në protestë para Kuvendi.

“Me kërkesë për futjen në rend dite të rishqyrtimit të ligjit për gjykatës speciale, jemi hy në Kuvend dhe nuk do të dalim jashtë. Ftohen bashkëluftëtarët, familjarët e dëshmorëve që të na bashkangjiten me protestë para kuvendi”

Exit mobile version