Ballina Sport Revanshi mes Khabib dhe McGregor, presidenti i UFC-s merr vendimin final

Revanshi mes Khabib dhe McGregor, presidenti i UFC-s merr vendimin final

Conor McGregor nuk pritet që ta ketë revanshin e kërkuar tani me Khabib Nurmagomedov.

Mundësi iralandez u ”demolua” plotësisht nga kampioni i peshave të lehta në UFC më herët këtë muaj.

McGregor, menjëherë kërkoi revansh ndaj rusit, por duket se kërkesa e tij nuk është aprovuar.

Presidenti i UFC-s, Dana White pret që Nurmagomedov të përballet em Tony Ferguson kur ai t’i rikthehet oktagonit.

Nga ana tjetër, të dy, Khabib dhe McGregor do të dalin para Komisionit Disiplinor të Nevadas më 10 dhjetor për t’i marrë vendimet në lidhje me atë nëse do të gjobiten apo pezullohen.

”Të dy do të dalin para NSAC në dhjetor dhe do ta shohim se çfarë do të ndodhë. Ferguson është kundërshtari i denjë për Khabib, por gjithçka do të varet nga pezullimet”, tha White për TMZ.

Exit mobile version