Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Reshjet dëbore në gjithë Shqipërinë, autoritetet apelojnë për kujdes

Reshjet dëbore në gjithë Shqipërinë, autoritetet apelojnë për kujdes

Reshjet e dëborës kanë mbuluar këtë mëngjës zonën veriore dhe në zonën juglindore të Shqipërisë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se mjetet borëpastruese kanë vijuar punën pa ndalur dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

“Në Rajonin Verior në akset Bajram Curri-Valbonë, Ura e Zapodit-Shishtavec, Pukë-Fushë Arrëz-Kalimash, Kukës-Bushtricë, Kukës-Krumë, Qafë Mali -Fierzë, Ura Bujan-Qafë Morinë gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet të lartë, mjetet borëpastruese kanë vijuar punën pa ndalur dhe qarkullimi kryhet pa probleme”, bën të ditur ARRSH.

Sipas ARRSH-së, në segmentin Klos-Peshkopi ka pasur reshje të dëborës shoqëruar me erë të fortë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Në Rajonin Jugor në Qafë Thanë dhe në K/Podgorie-Liqenas në mëngjes kanë filluar reshjet e dëborës me intensitet mesatar, rrugët janë të pastruara dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

Policia e Shqipërisë apeloi drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore.

Policia gjithashtu njoftoi se ka shtuar prezencën e punonjësve të Policisë Rrugore në terren dhe të Patrullave të Përgjithshme, me qëllim monitorimin e qarkullimit të automjeteve, parandalimin e aksidenteve dhe ndihmën për përdoruesit e rrugës në nevojë.

Në një njoftim për mediet, Policia e Shtetit shqiptar apelon që drejtuesit e automjeteve të tregojnë vigjilencë dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

Exit mobile version