Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Reshje të dendura të borës në SHBA, autoritetet paralajmërojnë qytetarët

Reshje të dendura të borës në SHBA, autoritetet paralajmërojnë qytetarët

Agjencia Nacionale Amerikane e Meteorologjisë ka paralajmëruar si rezultat i reshjeve të dendura të dëborës në veri të shtetit të Illinoisit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe në veriperëndim të Indianas, raporton Anadolu Agency (AA).

Agjencia ka paralajmëruar se reshjet e dëborës që filluan para festës së kërshëndellave do të ndikojnë veçanërisht në transportin rrugor, duke shtuar se trashësia e borës në rrugët mes qyteteve mund të arrijë deri në 15-17 centimetra dhe se distanca e shikueshmërisë do të zvogëlohet po ashtu.

Reshjet e dëborës, të cilat kanë qenë të dendura që nga mëngjesi i së dielës në Chicago, thuhet se janë më të dendurat që kërshëndellat e vitit 1918.

Si rezultat e kushteve të pavolitshme atmosferike, autoritetet kanë anuluar 16 fluturime në Aeroportin Ndërkombëtare O’Hare, kurse vonesa mesatare e avionëve ka arritur në 38 minuta.

Teksa në mënyrë intensive vazhdojë aktivitetet për pastrimin e rrugëve në qytet, disa banorë të qytetit kanë preferuar të shijojnë momentet në borë.

Banorët e Chicagos kanë vërshuar nëpër parqe duke marrë me vete mjete për rrëshqitje.

Exit mobile version