Përfaqësuesit politikë dhe analistët shqiptarë në Maqedoni e kanë mirëpritur marrëveshjen e arritur me Greqinë për emrin “Republika e Maqedonisë së Veriut”, e cila, siç thonë ata, ia hap rrugën vendit për integrim në NATO dhe në Bashkim Evropian (BE).
Muhamed Zekiri, deputet shqiptar i partisë së kryeministrit Zoran Zaev, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se thonë se një marrëveshje e tillë për emrin mund t’i pengojë vetëm opozitës maqedonase dhe presidentit George Ivanov.
“Duhet uruar kryeministrin e vendit Zoran Zaev për lidershipin e treguar në zgjidhjen e këtij kontesti 27-vjeçar me fqinjin tonë jugor.
Gjithsesi merita dhe përgëzimet shkojnë edhe për kolegun e tij grek, Tsipras. Në Maqedoni reagimet janë të ndryshme për këtë marrëveshje, por e mira është se dominojnë ato pozitive, që përshëndesin arritjen e marrëveshjes. Zgjidhja u pengon vetëm forcave destruktive në vend dhe qarqeve nacionaliste në bllokun politik maqedonas, posaçërisht opozitës VMRO-DPMNE dhe presidentit të shtetit, Gjorge Ivanov”, ka thënë ai.