Rastet e infektimit nga COVID-19 po rriten në Republikën Çeke dhe qeveria ka marrë disa masa kufizuese për të adresuar situatën. Sipas buletinit, në 24 orët e fundit u zbuluan 254 raste të reja infeksioni, 90 më shumë se javën e kaluar.
Shkalla e incidencës vazhdon të rritet progresivisht me 11 raste për 100 000 banorë në shtatë ditë; tregues që bëhet më i lartë në Pragë, ku janë raportuar 33 raste të reja për 100 000 banorë. Për këtë arsye, autoritetet kanë rikthyer disa masa: nga sot kërkohet testi negativ në kthimin nga vendet e tjera në Republikën Çeke.
Testi pas kthimit nuk zbatohet për të vaksinuarit plotësisht dhe për ata që kanë një certifikatë shëndetësore Covid. Një dozë vaksine nuk është më e mjaftueshme për të shkuar në një restorant ose për të bërë pazar. Të vaksinuar konsiderohen vetëm ata që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID-19.
Rastet e koronavirusit filluan të rriten sërish në fund të qershorit. Më shumë se 1,6 milionë persona janë infektuar që nga fillimi i shpërthimit i pandemisë dhe rreth 30 300 kanë vdekur. /tch