Renova do të përballet me fituesin e ndeshjes Neftchi-Galatasaray nëse kualifikohet

Klubi i Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, KF Renova nga Tetova do të përballet me fituesin e ndeshjes Neftchi Baku-Galatasaray në UEFA Ligën e Evropës në rast se kualifikohet në raundin e tretë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas shortit të hedhur, KF Renova fillimisht duhet të luaj në raundin e dytë kualifikues kundër klubit kroat Hajduk Split më 17 shtator si nikoqir.

Në rast se arrin të eliminojë kundërshtarin, KF Renova më 24 shtator do të luaj kundër Neftchi Baku ose Galatasaray, në raundin e tretë kualifikues.

KF Renova në raundin e tretë do të luaj si mysafir.

Kujtojmë se KF Renova në raundin e parë eliminoi klubin armen Alashkert Yerevan me rezultatin 1:0.