Është rritur në 1.941 numri i vdekjeve dhe në 9.900 ai i të plagosurve si pasojë e tërmetit 7,2 ballësh që goditi brigjet e Haitit më 14 gusht.
Zyrtarët deklaruan se më shumë se 60 mijë shtëpi janë shkatërruar deri më tani, 76.000 banesa dhe një numër i madh objektesh publike janë dëmtuar për shkak të tërmetit të fortë, ndërkohë që përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë ende nën rrënoja.
Agjencia e Mbrojtjes Civile të Haitit bëri me dije se është rritur në 1.941 numri i viktimave dhe në mbi 6.900 ai i njerëzve të plagosur për shkak të tërmetit.
Në kuadër të ndihmës ndërkombëtare për vendin, raportohet se krahas skuadrës së ekspertëve të kërkim-shpëtimit të dërguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Haiti kanë mbërritur gjithashtu 15,4 tonë ndihma në ushqime, barna dhe ujë i pijshëm nga Meksika.
Qeveria e vendit të shkatërruar dhe traumatizuar nga tërmeti i madh bëri thirrje për ndihmë ndërkombëtare menjëherë pas fatkeqësisë.
Rikujtojmë se më 12 janar të vitit 2010 Haiti u godit nga një prej tërmeteve më vdekjeprurëse të shekullit të fundit.
Sipas shifrave zyrtare, tërmeti në jug të vendit shkaktoi 316 mijë të vdekur, rreth 300 mijë të plagosur, të paktën 1,3 milionë të pastrehë dhe dëme materiale me vlerë miliarda dollarë. /trt