Rëndësia e ruajtjes së unitetit

Prof. Driton Arifi

Edhe varrosja e Muhamedit s.a.v.s. u vonua për më tepër se dy ditë që të ruhet uniteti mysliman

Muhamedi a.s. vdiq në mesditën e ditës së hënë, ndërkaq është varrosur tek pas akshamit të ditës së mërkurë. Dy ditë e gjysmë qëndroi mbi dhe, trupi i atij që urdhëroi sa më shpejt të varroset çdo i vdekur mysliman..

Ata që analizuan arsyen kryesore të vonesës së varrosjes së tij për dy ditë e gjysmë, thanë që kjo tregon se sa të kujdesshëm ishin sahabët e tij në ruajtjen e unitetit të myslimanëve. Ata, pra donin ta zgjidhnin fillimisht halifen-zavëndësuesin e Muhamedit a.s., e pastaj ta varrosnin atë..Ata deshtën që ta shmangnin në çdo mënyrë fitnen-përqarjen në mesin e myslimanëve dhe e kuptuan drejt ‘’Fikhun e prioriteteve’’. I dhan prioritet zgjedhjes së një udhëheqësi pas profetit që do ta ruante unitetin e tyre, para se ta varrosnin trupin e pajetë të më të dashurit të tyre-Muhamedit a.s.

A thua, e kemi kuptuar drejt këtë koncept ne myslimanët e kësaj epoke? A thua çfarë po bëjmë ne sot për të ruajtur këtë unitet edhe ashtu të lënduar!?

Prof. Driton Arifi