Ballina Jeta Familje Rëndësia e përfshirjes së babait në përkujdesjen e fëmijëve

Rëndësia e përfshirjes së babait në përkujdesjen e fëmijëve

Përfshirja e babait në jetën e fëmijës, duke filluar nga shoqërimi i bashkëshortes në vizitat dhe kontrollet gjatë shtatzënisë dhe prezenca e tij gjatë lindjes së fëmijës, kujdesi ndaj partnerit dhe mbështetja gjatë gjidhënies, pastaj kujdesi dhe shoqërimi me fëmijën, sjell shumë përfitime për fëmijën (bashkëshorten dhe familjen) në të gjitha aspektet e rritjes dhe zhvillimit të fëmijës, por edhe për vetë babain.

Me përkushtimin dhe pjesëmarrjen e tij aktive në jetën e fëmijës, babai ndërton një lidhje të fortë me këtë fëmijë, nga i cili më vonë edhe vetë do të marrë kujdesin dhe përkrahjen e tij.

TË MIRAT E PËRFSHIRJES SË BABAIT NË KUJDESIN NDAJ FËMIUT

1.Suksese më të mëdha në jetë

Një fëmijë që rritet me një baba i cili është i përfshirë në mënyrë aktive në jetën e tij, është më i suksesshëm në jetë, si në biznes ashtu edhe në sipërmarrje të tjera. Gjithashtu, është vërtetuar se ai do të ketë më shumë vetëbesim, do të ndihet më i kënaqur dhe më i plotë me jetën e tij në përgjithësi.

2.Shkathtësi më të mëdha jetësore

Një fëmijë që rritet me një baba i cili është i përfshirë në mënyrë aktive në jetën e tij dhe që vazhdimisht është i pranishëm në jetën tij, ka aftësi më të zhvilluara sociale, vetëkontrollë dhe vetëbesim më të mirë. Marrëdhëniet me babanë ndihmojnë në menaxhimin më të mirë në situata të panjohura, si dhe me stresin.

3.Aftësi më të mira njohëse

Pavarësisht nga niveli i edukimit që ka babai, përfshirja e tij në jetën e fëmijës inkurajon zhvillimin e aftësive njohëse të fëmijës. Një fëmijë që rritet me një baba që është i përfshirë në mënyrë aktive në jetën e tij, arrin suksese më të mira në shkollë dhe nivele më të larta akademike në të ardhmen e tij.

4.Më pak probleme

Fëmija që rritet me një baba që është aktivisht i përfshirë në jetën e tij ka më pak probleme; më rrallë lëshohet në sjellje të rrezikshme, të dhunshme dhe të padëshirueshme.

5.Prindër më të mirë

Kur ju jeni i përfshirë në mënyrë aktive në jetën e fëmijës tuaj, ka më shumë gjasa që kjo të zhvillojë shkathtësi pozitive të prindërimit të tij/saj kur ai/ajo te arrijë moshën madhore. Nëse rritet me prindër të angazhuar, ka një shans më të madh se ata do të ndjekin këtë shembull pozitiv të prindërve të tyre dhe do të jenë edhe vetë prindër më të angazhuar dhe më të përkushtuar.

PËRFITIMET E BABAIT NGA PËRFSHIRJA NË KUJDESIN E FËMIJËVE

1.Marrëdhënia e mirëbesimit dhe sigurisë

Kur jeni aktivisht i përfshirë në jetën e fëmijës suaj, ju do të jeni në gjendje të ndërtoni një marrëdhënie besimi dhe sigurie që do të mbahet edhe në moshën madhore të fëmijës.

2.Menaxhimi më i mirë me stresin

Përfshirja aktive në jetën e fëmijës suaj mund t’ju ndihmojë të përballoni stresin në mënyrë më efikase. Vetë fakti që po bëni diçka që ju pëlqen, duke ndërtuar një marrëdhënie pozitive me fëmijën tuaj, do të ndihmojë në menaxhimin e stresit në jetën tuaj.

3.Më shumë vetëbesim

Përfshirja aktive në jetën e fëmijës suaj do t’ju ndihmojë të krijoni besim në aftësitë tuaja sociale dhe tjera. Ju do të ndjeni se keni më shumë për të ofruar në punë, si prind, partner, mik, etj.

4.Mbështetja jetësore

Momentin kur ju jeni aktivisht më të përfshirë në jetën e fëmijës tuaj dhe krijoni një marrëdhënie të fortë, kjo një fakt është një marrëdhënie që zgjat gjatë gjithë jetës. Kur rritet fëmija, ai do të jetë po aq mbështetës për ju sa keni qenë edhe vetë ju për ta, dhe në këtë mënyrë do të keni një person të afërt në të cilin mund të mbështeteni saherë që ju keni nevojë.

Artikulli eshte marre nga faqja ne Facebook e grupit “Familja dhe Shendeti”

Exit mobile version