“Unë nuk kam shkruar për personalitetin e Mesazhit të madh, Muhammedit të birit të Abdullahit, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, vetëm pas leximit ose studimit të cilido njeriu të madh.
Unë jam mysliman me plot vetëdije, e di përse kam besuar në Allah, Zotin e botëve, përse i besova fjalëve të Muhammedit dhe përse pasova Librin, i cili iu shpall, madje përse thërras të tjerët në besimin, që krejt qenia ime është e kënaqur me të.
Myslimani, tek ndërgjegjja e të cilit nuk jeton Pejgamberi (a.s), ku as zemra dhe mendja nuk e pasojnë në çdo vepër të tij, atij nuk i bën aspak dobi të lëvizë buzët ditë natë, as edhe me një mijë salavate!”
______________________
Shejkh Muhamed El-Gazali (r.a)