Numri i ajeteve të Kuranit është 6236, prej tyre 130 ajete flasin për ibadetet- adhurimet ndaj Zotit, që i bie 2.1 % e ajeteve kuranore, ndërsa 1504 ajete flasin për moralin, që i bie rreth 25% e ajeteve kuranore.
Transmetohet nga Ebu Derda r.a. se Muhamedi a.s. ka thënë: “Nuk ka gjë që peshon më rënd në peshojën e besimtarit Diten e Gjykimit sesa morali i mirë”.
Dhe po ashtu transmetohet nga Aishja r.a. se e ka dëgjuar atë a.s. duke thënë: “Vërtet besimtari me moralin e tij e arrin gradën e atij që falet vazhdimisht (namaz vullnetar) dhe atij që agjëron vazhdimisht (agjërim vullnetar).
Prof. Dr. Mustafa El-Bugha