Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se remitencat që pranohen në Kosovë vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, vende këto nga të cilat dërgohen 35.1 përqind përkatësisht 24.0 përqind të gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë.
Një pjesë e konsiderueshme e remitencave është pranuar edhe nga SHBA-të, gjegjësisht 6.6 përqind e gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë, raporton RTKlive.
“Remitencat e pranuara në Kosovë, që njëherësh paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore, deri në shtator të vitit 2016 shënuan vlerën prej 504.5 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 2.2 përqind”, thuhet në raportin e fundit të BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë.