Ai që i drejtohet Zotit nuk i’u përkulet njerëzve.
Ai qè i përkushtohet vetèm Zotit nuk i’u frikohet njerëzve.
Ai qè e ndien praninè e Zotit nuk e ndien mungesën e njerëzve (të pa-meritè).
Ai qè ka dijeni pèr Zotin nuk pason njerèzit pa dije.
Ai qè punon pèr Zotin nuk ka nevojè “pèr syrin” e njerèzve.
Ai qè e kupton dhe e pranon fatin prej Zotit nuk ia ndien pèr dredhinè e njerèzve.
Ai qè shpreson vetèm nè Zotin nuk zhgènjehet nga njerèzit.
Ai qè pret me dèshirè takimin me Zotin nuk e tejkalon dèshira ndaj njerèzve.
Ai qè kujton pa praè Zotin nuk e verbon harresa e njerèzve.
Ai qè bèn mirè vetèm pèr Zotin nuk e ndalè keqèbèrja e njerèzve.
Ai qè “bèn aleancè” nè relacion me Zotin nuk e frikèsojnè aleancat e njerèzve.
Ai qè e dorèzon fatin vetèdijshèm nè mision ndaj Krijuesit nuk e lajthitin “fatet” e njerèzve.
Ai qè posedon dituri ndaj Zotit nuk e kursen ndaj zemrave tè njerèzve.
Ai qè flijon vetèm pèr Zotin nuk e tronditin mizoritè e njerèzve.
Ai qè dhuron gjithçka pèr Zotin, nuk ndien nevojè-lakmi pèr asgjè nga njerèzit.
Ai.qè jeton nè dashuri pèr Zotin nuk ka mèri dhe urrejtje pèr njerèzitè.
Ai qè jeton nè dèlirèsi pèr Zotin nuk mèkaton ndaj njerèzve.
Ai qè jeton vetèm pèr Zotin nuk vdes pèr njerèzit.
Prof.Dr. Rrahman Ferizi