Rritja e popullaritetit do të thotë se Switch ka tejkaluar çdo konsolë tjetër Nintendo.
Nintendo ka shitur 4.73 milionë konsola Switch tre mujorin e kaluar duke dyfishuar edhe pritshmëritë e veta. Kompania shikoi një rritje me 44% të shitjeve krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.
Nintendo gjithashtu theu pritshmëritë e konsolave në tërësi duke shitur 28.38 milionë dhe dërguar në total 84.59 milionë konsola të shitur të të gjitha kohërave.
Rritja e popullaritetit do të thotë se Switch ka tejkaluar çdo konsolë tjetër Nintendo. Por këto rezultate të kënaqshme nuk ishin vetëm në harduer por edhe softuer.
Kompania shiti 230 milionë lojëra, shumë më tepër sesa 90 milionë që kishte parashikuar. Suksesi i vitit ishte Animal Crossing me 32 milionë kopje të shitura. /PCWorld