Rekord i zi në SHBA, 50 mijë e 203 raste të reja me Covid-19 brenda një dite

NAPLES, CAMPANIA, ITALY - 2020/03/23: Doctor with masks in the emergency room of the Cotugno hospital for infectious diseases, at the Pre Triage tent for checks and comparison of the data found on Coronavirus infections (COVID-19). (Photo by Salvatore Laporta/KONTROLAB/LightRocket via Getty Images)

Në një kohë kur të gjitha vendet kanë kaluar në fazën e dytë apo të tretë të hapjes, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kalojnë një moment të vështirë me pandeminë e koronavirusit.

Nga të dhënat e fundit të publikuara nga univesiteti John Hopkins, në SHBA janë raportuar 50 mijë e 203 raste të reja me Covid-19 në një ditë të vetme. Shifra e së mërkurës u theu rekordin e 26 qershorit ku ishin 45 mijë e 225 raste.

Sipas universitetit John Hopkins ka më shumë se 2 milion e 685 mijë të infektuar në SHBA dhe më shumë se 128 mijë persona kanë vdekur si shkak i koronavirusit. Arizona, Kalifornia, Karolina e Veirut, Tennessee dhe Teksasi raportuan shifra të larta të ifektimeve. Kalifornia, shteti më i populluar, raportoi 9 mijë e 740 raste të reja.

Kujtojmë që disa shtete të SHBA e kanë pezulluar planin e hapjes për shkak të shifrave të larta të infektimeve.