Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka publikuar bilancin ditor të viktimave dhe rasteve të reja me koroanvirus.
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 3 mijë e 315 testime për COVID-19 dhe prej tyre 1 mijë e 295 kanë rezultuar pozitivë, ose 39 për qind e testeve, shkruan Alsat-M.
Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 26 pacientë, ndërsa janë shëruar edhe 429 persona.