Rekord i zi në Maqedoninë e Veriut: 13 të vdekur dhe 1 mijë e 275 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka publikuar bilancin ditor të viktimave dhe rasteve të reja ditore me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 3 331 teste të dyshuara për COVID-19 dhe prej tyre 1 mijë e 275 kanë rezultuar pozitivë.

Kryeson Shkupi me 519, Tetova me 85, Kumanova me 70 dhe Gostivari me 55.

Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 502 persona, raporton Alsat-M.

Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 13 pacientë, viktima më e re një 31-vjeçar nga Struga.