Rekord i ri rastesh me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 1.192 të diagnostikuar në 24 orë

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar rekord të ri prej 1.192 rastesh të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 35.097, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 22 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 1.071.

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 22.024, përfshirë 359 pacientët e shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 12.002

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 3.211 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 259.115.