Ballina Arritje Teknologji Reklamat që Facebook nuk dëshiron që ju ti shikoni

Reklamat që Facebook nuk dëshiron që ju ti shikoni

Mjetet e Facebook kanë potencialin për të zbuluar atë çfarë konsiderohet e padukshme.

Kompani si rrjeti social Facebook nuk ndërtojnë teknologji të reja për ju, por i ndërtojnë për të dhënat tuaja. Ata grumbullojë çfarë të munden nga Facebook, Instagram dhe WhatsApp në mënyrë që të shesin shikueshmëri te njerëzit dhe jeta e tyre.

Në të vërtetë nuk është diçka e padëgjuar, por piktura e plotë është e mjegullt, e fshehur në kompleksitete të errëta, sisteme të ndërtuar të brishta dhe printime të cilat janë dizajnuar vetëm për tu shfletuar. Mënyra sesi shumica e internetit funksionon sot do të konsiderohej e patolerueshme nëse përkthehet në një analogji reale dhe të kuptueshme, por mbijeton sepse është e padukshme.

Ju po e shikoni këtë reklamë sepse jeni një instruktor i ri palestre dhe i dhënë shumë pas filmave vizatimorë. Kjo reklamë përdorin vendndodhjen tuaj për të mësuar se ju jeni në La Jolla. Ndiqni blogjet e prindërimit dhe mendoni për adoptimin LGBTQ; “Ju po e shikoni këtë reklamë sepse jeni një ekonomist publik i certifikuar dhe jeni në një lidhje të hapur. Kjo reklamë përdori vendndodhjen tuaj për të mësuar se jeni në Atlantën Jugore. Ju jepeni shumë pas kujdesit të lëkurës dhe keni mbështetur Cardi B që prej ditës së parë; Ju po e shikoni këtë reklamë sepse jeni një barista goth dhe jeni single. Reklama përdorni vendndodhjen tuaj për të mësuar se jeni në Clinton Hill. Dhe ose jeni vegan ose intolerant ndaj laktozës dhe po e përjetoni shumë jogën kohët e fundit;

Megjithatë mjetet e Facebook kanë potencialin për të zbuluar atë çfarë konsiderohet e padukshme. Është që sot e mundur të kapen disa fragmente të të vërtetave në reklamat që ju shfaqen. Ato janë vezullime të një botë që i përket një të panjohuri të huaj që ju njeh juve. Singal.org dëshironte që përmes të njëjtave mjete tu tregon përdoruesve sesi shumica e teknologjive funksionojnë. Ata blenë ca reklama në Instagram.

Krijuan një multi-variant reklame e cila ju tregon përdoruesve çfarë të dhënash personale Facebook grumbullon rreth tyre dhe çfarë shet. Reklama thjeshtë do të tregonte disa informacione rreth shikuesit që platforma e reklamimit përdor. Facebook-ut nuk i pëlqeu aspak kjo ide.

Facebook është i gatshëm të shesë online jetët e njerëzve por jo tu tregojë atyre sesi të dhënat e tyre përdorin. Të jesh transparent për mënyrën sesi reklamat përdorin të dhënat e përdoruesve është e mjaftueshme që të dëboheni nga platforma. Në botën e Facebook, gjëja e vetme e pranueshme që mund të bëni është të fshihni nga audienca juaj atë çfarë po bëni.

Ju po shikoni këtë reklamë sepse jeni një adhurues i K-Pop dhe inxhinier kimik. Reklama përdori vendndodhjen për të mësuar se jeni në Berlin. Keni një fëmijë të sapolindur dhe sapo jeni zhvendosur me shtëpi. Tashmë po i shijoni ushtrimet e shtatzënisë; Ju po shikoni këtë reklamë sepse jeni mësues por mbi të gjitha jeni i shenjës së Luanit dhe single. Reklama përdori vendndodhjen për të mësuar se jeni në Moskë. Jeni mbështetës i komedisë sketch dhe kjo reklamë mendon se ju bëni gjëra të mërzitshme; Ju po shikoni këtë reklamë sepse jeni një doktor me diplomë master në arte. gjithashtu jeni i divorcuar. Kjo reklamë përdorni vendndodhjen tuaj për të mësuar se jeni në Londër. Aktiviteti juaj online tregon se jeni duke u përfshirë në sportin e boksit dhe me shumë gjasa shkoni në stërvitje me motorin tuaj të ri;

Kështu Signal.org ka publikuar disa shembuj të reklamave të targetura që nuk keni për ti parë kurrë në Instagram. /PCWorld Albanian

Exit mobile version