Mjetet e Facebook kanë potencialin për të zbuluar atë çfarë konsiderohet e padukshme.
Kompani si rrjeti social Facebook nuk ndërtojnë teknologji të reja për ju, por i ndërtojnë për të dhënat tuaja. Ata grumbullojë çfarë të munden nga Facebook, Instagram dhe WhatsApp në mënyrë që të shesin shikueshmëri te njerëzit dhe jeta e tyre.
Në të vërtetë nuk është diçka e padëgjuar, por piktura e plotë është e mjegullt, e fshehur në kompleksitete të errëta, sisteme të ndërtuar të brishta dhe printime të cilat janë dizajnuar vetëm për tu shfletuar. Mënyra sesi shumica e internetit funksionon sot do të konsiderohej e patolerueshme nëse përkthehet në një analogji reale dhe të kuptueshme, por mbijeton sepse është e padukshme.
Megjithatë mjetet e Facebook kanë potencialin për të zbuluar atë çfarë konsiderohet e padukshme. Është që sot e mundur të kapen disa fragmente të të vërtetave në reklamat që ju shfaqen. Ato janë vezullime të një botë që i përket një të panjohuri të huaj që ju njeh juve. Singal.org dëshironte që përmes të njëjtave mjete tu tregon përdoruesve sesi shumica e teknologjive funksionojnë. Ata blenë ca reklama në Instagram.
Krijuan një multi-variant reklame e cila ju tregon përdoruesve çfarë të dhënash personale Facebook grumbullon rreth tyre dhe çfarë shet. Reklama thjeshtë do të tregonte disa informacione rreth shikuesit që platforma e reklamimit përdor. Facebook-ut nuk i pëlqeu aspak kjo ide.
Facebook është i gatshëm të shesë online jetët e njerëzve por jo tu tregojë atyre sesi të dhënat e tyre përdorin. Të jesh transparent për mënyrën sesi reklamat përdorin të dhënat e përdoruesve është e mjaftueshme që të dëboheni nga platforma. Në botën e Facebook, gjëja e vetme e pranueshme që mund të bëni është të fshihni nga audienca juaj atë çfarë po bëni.
Kështu Signal.org ka publikuar disa shembuj të reklamave të targetura që nuk keni për ti parë kurrë në Instagram. /PCWorld Albanian