Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut mbahen sot ku për të parin e shtetit janë në garë tre kandidatë, Blerim Reka, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski.
Këto janë zgjedhjet e gjashta në vend, të parat pas ndryshimit të emrit.
Kandidati i pavarur por i mbështetur nga ASH dhe Lëvizja Besa pas votimit ka apeluar për zgjedhje demokratike, korrekte dhe ju bëri thirrje qytetarëve për dalje masive.
“Sot është një ditë e madhe, paralajmërim për një faqe të re për Republikën e Maqedonisë në raport me Bashkimin Evropian. Ftoj qytetarët masovikisht të votojnë”, tha Blerim Reka, kandidat për President, transmeton telegrafiDalja gjatë ditës së sotme, deri ora 10:00 ishte 6.20% e votuesve sipas KSHZ-së.