Pas deklaratave të vajzës së tij të adoptuar, Dylan Farrow, e cila akuzoi publikisht Woody Allen se ka abuzuar me të në moshën 7 vjeçare, në krah të saj janë rreshtuar shumë artistë të famshëm të cilët kanë deklaruar se nuk do të punojnë më të regjizorin.
Regjizori i ka mohuar vazhdimisht këto akuza nëpërmjet rrjeteve sociale, duke hedhur poshtë deklaratat e vajzës së tij, e cila nuk është mjaftuar me kaq por ka vendosur të flasë në media lidhur me akuzat ndaj tij.
Në një intervistë dhënë dhënë për kanalin televiziv CBS, Dylan Farrow, theksoi se edhe mamaja e saj ishte në dijeni të këtyre akuzave që ajo ka ngritur dhe e ka inkurajuar të thotë të vërtetën. Të njëjtën gjë ka bërë edhe vëllai i saj i cili gjithashtu e ka mbështetur publikisht vajzën e regjizorit.
Në krah të vajzës së adoptuar të regjzorit kanë dalë artistë të famshëm si: Natalie Portman, Reese Witherspon, Greta Gerwig, Timothee Chalamet apo Colin Firth, i cili deklaroi se nuk do të punojë më me të.