Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Regjimi sirian u bën këtë “dhuratë” kurdëve

Regjimi sirian u bën këtë “dhuratë” kurdëve

Regjimi sirian i Bashar Al Asad u ka dërguar kurdëve një mesazh me rastin e referendumit të tyre, mesazh ky që me gjasë është “dhuratë” për pakicën problematike në trekëndëshin e shteteve Turqi-Irak-Siri.

Ministri i Punëve të Jashtme të regjimit sirian, Velid Muallim, u ka dërguar mesazh grupeve militanre kurde PKK/PYD-ja se mund të negociojnë për autonominë e tyre.

Muallim në një intervistë për kanalin rus Russia Today tha se “kurdët në Siri, brenda kufijve të shtetit kërkojnë një formë të autonomisë dhe kjo çështje mund të negociohet dhe të diskutohet”.

Organizatat PKK/PYD dhe regjimi i Asadit, që nga fillimi i luftës civile e deri ani nuk kanë pasur konfrontime, por përkundrazi, bashkëpunojnë në fusha të shumta.

Kurdët pretendojnë se po luftojnë organizatën terroriste ISIS në Siri, por me sa duket lufta e tyre ka pretendime tipike territoriale. /MESAZHI/

Exit mobile version