Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Regjimi sirian kryen sulm me “gaz klorin” në Hama

Regjimi sirian kryen sulm me “gaz klorin” në Hama

Helikopterët ushtarakë të regjimit në Siri kanë kryer sulme me “gaz klorin” në zonat në periferi të Hama-s, ku si pasojë janë ndikuar nga gazi afërsisht 100 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Muhammed Ulvan një nga mjekët e spitalit Latamneh në Hama në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se helikopterët ushtarakë të forcave të Asadit kanë sulmuar me bomba fuçi me “gaz klorin” në fshatin Ez-Zuvar dhe në rajonin Latamneh.

Duke vënë në dukje se afërsisht 100 civilë janë ndikuar nga gazi i përhapur përreth zonave ku janë kryer sulmet të cilat ndodhen nën kontrollin e opzoitarëve, Ulvan tha se “Tek personat e prekur nga gazi janë vërejtur simptoma të tilla si të vjella, marramendje, probleme të të pamurit dhe në frymëmarrje. Ndërsa disa nga personat e prekur nga gazi janë në gjendje serioze”.

Forcat e Asadit edhe ditën e djeshme kryen sulme me “gaz klorin” në lagjen Kabun të Damaskut ku si pasojë u prekën 35 civilë.

Exit mobile version