Helikopterët ushtarakë të regjimit në Siri kanë kryer sulme me “gaz klorin” në zonat në periferi të Hama-s, ku si pasojë janë ndikuar nga gazi afërsisht 100 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Muhammed Ulvan një nga mjekët e spitalit Latamneh në Hama në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se helikopterët ushtarakë të forcave të Asadit kanë sulmuar me bomba fuçi me “gaz klorin” në fshatin Ez-Zuvar dhe në rajonin Latamneh.
Duke vënë në dukje se afërsisht 100 civilë janë ndikuar nga gazi i përhapur përreth zonave ku janë kryer sulmet të cilat ndodhen nën kontrollin e opzoitarëve, Ulvan tha se “Tek personat e prekur nga gazi janë vërejtur simptoma të tilla si të vjella, marramendje, probleme të të pamurit dhe në frymëmarrje. Ndërsa disa nga personat e prekur nga gazi janë në gjendje serioze”.
Forcat e Asadit edhe ditën e djeshme kryen sulme me “gaz klorin” në lagjen Kabun të Damaskut ku si pasojë u prekën 35 civilë.