Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Regjimi sirian dhe Rusia bombardojnë sërish spitalin në Aleppo

Regjimi sirian dhe Rusia bombardojnë sërish spitalin në Aleppo

Të paktën dy bomba fuçi kanë goditur edhe sot spitalin më të madh në Aleppo të Sirisë. Sulmi është kryer nga aleatët Rusi – regjim i Asadit, dhe nuk është i pari i këtij lloji.

Objekti, i njohur si M10, edhe dje ishte goditur nga bombardime të rënda, ku mbetën të vrarë dhjetra persona.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, e denoncoi sulmin si “krim lufte”.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut njofton se monitoruesit e tyre kanë parë viktima të shtrira përtokë në oborrin e spitalit.

Bombat fuçi janë bomba të papërpunuara, armë që nuk kanë drejtim dhe që vrasin pa dallim. /MESAZHI/

 

Exit mobile version