Të paktën dy bomba fuçi kanë goditur edhe sot spitalin më të madh në Aleppo të Sirisë. Sulmi është kryer nga aleatët Rusi – regjim i Asadit, dhe nuk është i pari i këtij lloji.
Objekti, i njohur si M10, edhe dje ishte goditur nga bombardime të rënda, ku mbetën të vrarë dhjetra persona.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, e denoncoi sulmin si “krim lufte”.
Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut njofton se monitoruesit e tyre kanë parë viktima të shtrira përtokë në oborrin e spitalit.
Bombat fuçi janë bomba të papërpunuara, armë që nuk kanë drejtim dhe që vrasin pa dallim. /MESAZHI/