Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Regjimi sirian dhe Rusia bombardojnë rëndë Alepon, së paku 45 viktima

Regjimi sirian dhe Rusia bombardojnë rëndë Alepon, së paku 45 viktima

Aktivistët sirianë thonë zonat e kontrolluara nga forcat kryengritëse në veri të Alepos, janë bombarduar rëndë gjatë natës së mbrëmshme.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut, organizatë kjo me bazë në Londër, ka thënë se sulmet ajrore kanë shkaktuar zjarre masive, dhe sipas zyrtarëve mjekësor, numri i të vrarëve është 45.

Nuk është akoma e qartë se kush ka kryer këto sulme, por aktivistët kanë akuzuar regjimin e Bashar Al Asad dhe aleatin e tij kryesor, Rusinë. /MESAZHI/

 

Exit mobile version