Trupi i pa jetë i ish-udhëheqësit të Vëllazërisë në Egjipt Mehdi Akif u transferua nga spitali në përgatitje për varrimin e tij, por xhemati nuk u lejua të marr pjesë në namazin e xhenazes.
Ne varrimin e ish – udhëheqësit morën pjesë vetëm katër persona, veprim ky që ngjall neveri per sistemin aktual ne Egjipt.
Namazi i xhenazes së tij (në mungesë) do të falet në Xhaminë Fatih në Stamboll, ku pritet të ketë numër të jashtëzakonshëm të besimtarëve dhe përkrahësve të lëvizjes muslimane.
Ndalimi i pjesëmarrësve në varrimin e tij tregon nivelin e ulët të sundimit në vend, ku kundërshtarët politik të regjimit keqtrajtohen për së gjalli, por jo vetëm kaq. Atyre as që u lejohet një varrosje e dinjitetshme! /MESAZHI/