Regjimi i Assad-it sulmon një kamp refugjatësh në Siri

Forcat e regjimit të Bashar al-Assadit kanë sulmuar një kamp refugjatësh në veriperëndim të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas korrespondentit AA-së, asnjë viktimë nuk është raportuar nga sulmi, i cili synoi një xhami dhe një shkollë në kampin e refugjatëve al-Abrar në fshatin Taoum, në provincën veriperëndimore të Idlibit.

Siria është zhytur në një luftë të egër civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Bashar al-Assad shtypi protestat pro-demokracisë me një egërsi të papritur.

Gjatë dekadës së kaluar, rreth gjysmë milioni njerëz kanë humbur jetën dhe më shumë se 12 milionë janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Idlib bie brenda zonës të de-përshkallëzimit të krijuar me një marrëveshje midis Turqisë dhe Rusisë në mars të vitit 2020.

Regjimi sirian, megjithatë, vazhdimisht ka shkelur kushtet e armëpushimit, duke ndërmarrë sulme të shpeshta brenda zonës së de-përshkallëzimit.​​​​​​​ /aa