Regjimi i Asadit sulm në Al-Bab, disa të vdekur

Regjimi i Bashar Al-Asadit dhe mbështetësit e tij kanë kryer sulm me raketa “Grad” në Al-Bab, qytet i kontrolluar nga opozitarët ushtarakë në veri të Sirisë, me çka jetën kanë humbur dy civilë, raporton Anadolu Agency (AA).

Regjimi dhe mbështetësit mbrëmë sulmuan fshatin Berata të Al-Bab me katër raketa “Grad”.

Si pasojë e sulmit jetën e humbën dy civilë, ndërsa dy të tjerë u plagosën.

Qendra e qytetit Al-Bab u çlirua nga organizata terroriste DEASH më 23 shkurt 2017 nga Forcat e Armatosura Turke dhe Ushtria Kombëtare Siriane me operacionin “Mburoja e Eufratit”.