Forcat e regjimit të Asadit kanë bombarduar disa zona në jug dhe perëndim të Halepit të cilat ndodhet nën kontrollin e opozitarëve, ku si pasojë të paktën 8 persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtari i mbrojtjes civile, Nexhip Ensari, ka thënë për AA se avionë të ushtrisë së regjimit kanë bombarduar fshatin Beke në perëndim të Halepit ku si pasojë kanë humbur jetën 7 civilë nga të cilët 3 fëmijë. Ai ka vënë në dukje se në këtë sulm të paktën 11 civilë kanë mbetur të plagosur.
Ndërsa si rrjedhojë e një sulmi me artileri të rëndë nga regjimi i Asadit në jug të Halepit në rajonin Benen el-Hıs një fëmijë ka humbur jetën.
Ensari në fjalën e tij ka vënë në dukje se regjimi që prej 30 dhjetorit, kohë kur hyri në fuqi dhe marrëveshja e armëpushimit ka shkelur shumë herë armëpushimin duke sulmuar në rajone të ndryshme të cilat kontrollohen nga opozitarët.
Nga ana tjetër Jusuf el-Bustani, një pjesëtar i Komitetit të Koordinimit Vendor në Siri, ka thënë se regjimi vazhdon të shkelë armëpushimin në shumë rajone dhe veçanërisht në luginën Barada në afërsi të Damaskut.