Një grup mjekësh rusë kanë ftuar njerëz të famshëm dhe politikanë që kanë deklaruar se janë kundër vaksinave, të vizitojnë spitalet COVID.
Njëmbëdhjetë mjekë nënshkruan letrën e hapur të mërkurën, duke u bërë thirrje figurave publike që të shohin efektet e virusit në spitalet ku trajtohen pacientët e infektuar.
Letra iu drejtua zërave më të zhurmshëm kundër vaksinës që kanë përhapur dyshime në lidhje me efektivitetin e saj në mediat sociale.
Rusia ka regjistruar më shumë se 1000 vdekje nga COVID-19 çdo ditë për javë të tëra, si dhe ka regjistruar infeksione ditore të larta.
Në total, task forca e koronavirusit ka raportuar afro 9.4 milionë infeksione të konfirmuara dhe më shumë se 267 mijë vdekje, deri tani numri më i lartë i vdekjeve në Evropë. Disa ekspertë besojnë se shifra e vërtetë është edhe më e lartë.
Sipas mjekëve, në rritjen e infektimeve ndikon niveli i ulët i vaksinimit. Ata zgjodhën të dërgojnë një letër në formë kërkese për ata persona që mendojnë se kanë ndikuar në opinionin publik për të mos u vaksinuar.
Vetëm 37.2% e të rriturve rusë janë vaksinuar plotësisht. /euronews